Kaloni te përmbajtja kryesore

Vesa: Kam menduar se organizatorët do të dëgjonin zërat e familjarëve të të zhdukurve

Pavarësisht përpjekjve për anulimin e performancës së këngëtarit boshnjak, Goran Bregoviçit, ky i fundit arriti të performojë më 22 gusht, në natën e fundit të Festivalit të Birrës në Korçë.
Sigurisht që edhe reagimet nga ana e artistëve nuk munguan, e një të tillë e bëri së fundmi edhe këngëtarja, Vesa Luma.
Artistja theksoi se deri në momentin e fundit ka menduar se organizatorët e koncertit do të dëgjonin zërat e familjarëve të të zhdukurve të Kosovës që iu janë drejtuar me lutje për anulim e performancës të këngëtarit, Goran Bregoviç.
”Perveqse deshtoi koncerti ,deshtuan organizatoret e bizneset tyre,i lan Korces e birres se tyre njolle te keqe ..ai erdhi , e kishte marr malli me kendu kishte vite pa kendu (sic kishte thene ne interviste) kishte dal ne skene e kishte ik ne shpi.. Ajo Corba e Serbise per pike te qefit vijn te ftuar nga serbet e Kosoves ne Kosove,mbajne koncert ikin .. Kaq per ndjenjat e mijera njerezve qe akoma kane plage te hapura.. Shyqyr qe ekzistojne miliona tjere qe kane vetdije e kulture te respektojne dhimbjen e tjetrit..e shyqyr qe nuk karakterizohet Shqiperia e Kosova me individ te tille”, ka shkruar Luma në ”Facebook”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button