Kaloni te përmbajtja kryesore

Vendoset gurthemeli i kompleksit të Banimit të Përballueshëm dhe Social në Pejë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, dhe bashkë me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, vendosën gurthemelin e kompleksit të Banimit të Përballueshëm dhe Social në këtë komunë.

ZKM njofton se ky kompleks përbëhet nga dy ndërtesa, me gjithsej 135 njësi banimi, nga to 103 do të jenë njësi të banimit të përballueshëm, ndërsa për banim social do të jenë 32 njësi. Banesat do të jenë të katër tipeve: 53 m², 66 m², 77 m² dhe 87 m².

“Është një rrëfim suksesi i bashkëpunimit të Qeverisë me Komunën, pastaj me Korporatën Ndërkombëtare Financiare dhe me Institutin për Studime të Banimit. Dija, financat, pushteti qendror dhe pushteti lokal janë bërë bashkë për t’i ndihmuar çiftet e reja që të kenë banesat e dinjitetshme, ku së paku njëri prej tyre duhet të jetë nën moshën 37 vjeçare dhe gjithashtu për prindërit vetushqyes”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.

Ai shtoi se Qeveria në detyrë punon dhe bashkëpunon me komunat të cilat aplikojnë për të mirën e qytetarëve, derisa shprehu keqardhje që vetëm 13 komuna nga 38 gjithsej kanë aplikuar për projektin për Banim të Përballueshëm dhe Social.

Zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka në deklarimin e tij për media njoftoi se kohëzgjatja e këtyre punimeve është tre vjet, vlera e projektit është 10,083,015 euro dhe sipërfaqja ndërtimore 22,362 m².

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button