Kaloni te përmbajtja kryesore

Vendimi i PZAP-së lë jashtë listës së NISMA-s 12 kandidatë për deputetë

 

12 kandidatë për deputetë nga Nisma Socialdemokrate, sipas vendimit të PZAP kanë mbetur jashtë listës zgjedhore.

Te kjo parti është certifikuar lista, por pa emrat e Vesel Krasniqit, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj.

Sipas vendimit të PZAP, këta kandidatë nuk mund të zëvendësohen me të tjerë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankesa në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button