Kaloni te përmbajtja kryesore

Vëllai ia vodhi motrës shporetin dhe lavatriçen, e më pas i shiti

Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet  se i kishte vjedhur dhe më pas shitur një shporet elektrik dhe një makinë për larjen e rrobave, në pronësi të motrës së tij.
Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në Skënderaj.
I dyshuari përveç vjedhjes më parë kishte kanosur vëllain dhe babain e tij për çka kishte pas edhe urdhër mbrojtës ndaj familjarëve të tij, të cilin nuk e kishte respektuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button