Kaloni te përmbajtja kryesore

Veliu për Abdixhikun: Po sillet si pronar partie, kërkesat për dorëheqje plotësisht legjitime dhe të drejta

Agim Veliu ka vlerësuar se kërkesat e degëve për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e Kryetarit të LDK’së, janë “plotësisht legjitime dhe të drejta”.

Sipas Veliut, nën drejtimin e Abdixhikut LDK ka mbetur “e ngujuar” në vendin e tretë.

Reagimin e Abdixhikut ndaj kërkesave për dorëheqje, Veliu e ka quajtur si arrogant dhe ka thënë se po sillet si pronar parti.

“Duke u sjellë si pronar partie e jo si kryetar i zgjedhur, Abdixhiku po dërgon mesazhin se në LDK ndëshkohen ata që kërkojnë llogaridhënie, jo ata që dështojnë.

Kur një lider kërkon të heshtë kritikët, të ndëshkojë fituesit dhe të mbrojë veten nga përgjegjësia politike, problemi nuk është më vetëm rezultati zgjedhor. Problemi është mënyra se si ai e kupton demokracinë, debatin e brendshëm dhe vetë funksionimin e parties”, ka shkruar Veliut.

Dorëheqjen e Abdixhikut e kërkuan Dega e Pejës, Lipjanit dhe Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button