Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq rrugës për në spitalin e Gjakovës punëtori 63-vjeçar

Një 63-vjeçar ka vdekur derisa po transportohej nga vendi i punës në Spitalin e Pëgjithshëm në Gjakovë,

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se ai nuk ndihej mirë derisa ishte në vendin e punës

“Një mashkull i lindur në vitin 1962 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij. Nga hetimet e para dyshohet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës (ku ishte duke punuar si roje sigurie), në rrugën ‘ëesley Clark’, rreth orës 08:45”, thotë zëdhënësi.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjekoligjor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button