Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq një person pasi u lëndua nga motosharra

Një person ka mbetur i vdekur pasditen e së premtes në fshatin Jabllanicë të Madhe të Pejës, pasi dyshohet se ka pësuar lëndime nga motosharra.

Rastin në Polici e ka raportuar djali i viktimës, i cili ka treguar se babai i tij ka shkuar për të prerë dru dhe dyshohet se ka pësuar lëndime fatale.

Vdekja e tij u konfirmua nga ekipet e Emergjencës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button