Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq një i burgosur në ShSKUK

Ka vdekur një i burgosur në Klinikën e Neurologjisë në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se i burgosuri ishte duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet paraprake me të cilat ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

“Nga data 19.07.2023 ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Në njoftim bëhet e ditur se organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do ta verifikojë shkakun e vdekjes./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button