Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq një 2-vjeçar pasi ra nga kati i pestë i ndërtesës

Një 2-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i pallatit në Tiranë.
Policia bën me dije se i mituri dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i pestë i pallatit, në rrugën “Shefqet Kuka”,
“Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button