Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq në QKUK gruaja që u aksidentua para tri jave

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka vdekur gruaja e cila ishte aksidentuar më 6 shtator në fshatin Rixhev të Klinës.

“Fsh. Rixhevë. Klinë /06.09.2023-19:00. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK me 25.09.2023 ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button