Vdiq ish-këshilltari i Kancelares Merkel
Ka ndërruar jetë ish-këshilltari i Kancelares Angela Merkel, Jan Hecker.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në ”Facebook”.
Haradinaj ka treguar se me ish-këshilltarin e Kancelares Merkel kishin bashkëpunuar dhe vdekja e tij është një humbje për Kosovën.
”Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e Ambasadorit të Gjermanisë në Kinë, Prof. Jan Hecker. Me ish-këshilltarin e Kancelares Merkel, kemi bashkëpunuar për së afërmi dhe vdekja e tij pos për Gjermaninë është humbje edhe për Kosovën. Në këto çaste të rënda ndajmë dhembjen me familjen e të ndjerit, Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë”, ka shkruar Haradinaj në ”Facebook”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?