Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq edhe vajza e dytë në Ranillugë, policia zbulon se nuk ishte vetaksident

Ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë në aksidentin që ka ndodhur sot në orën 10:00 në fshatin Domorovc-Hodonovc, komuna e Ranillugut.

Këtë rast për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se nga grumbullimi i provave nga Policia e Kosovës ky rast nuk është vetaksident siç u raportua më parë, por është aksident trafiku.

“Aksident trafiku me fatalitet, informacion plotësues. Me datën 14.03.2025 rreth orës 10:00 sipas informacioneve fillestare kemi pranuara informacion  për një vet aksident trafiku në aksin rrugor Domoroc – Hodonoc të komunës së Ranillugut me pasoja fatale.   Si pasojë e lëndimeve drejtuesja e automjetit Golf VII me targa vendore e vitit të lindjes 2002, shtetase  e Kosovës ka ndërruar jetë ndërsa dy pasagjer kanë pësuar lëndime trupore të cilat janë transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan. Në emergjencën edhe përkundër ndihmës së ofruar nga ana e personelit mjekësor po ashtu ka ndërruar jetë edhe njëra nga pasagjeret, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar gjersa pasagjerja e tretë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për tretman të mëtejmë”, bën të ditur Hashani.

Sipas provave të mbledhura nga policia dyshohet se drejtuesi i kamionit si pasojë e kthimit të pasigurt ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi mjet në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundon e rrokullisur jashtë rrugës.

I dyshuari sipas policisë me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndalur për 48 orë ndërsa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Si rezultat i veprimeve hetimore nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, shikimit të vendit të ngjarjes, këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ngritur dyshimi se nuk kemi të bëjmë me vet aksident por me aksident trafiku ku dyshohet se drejtuesi i kamionit me targa vendore mashkull Kosovar i vitit të lindjes 1970 si pasojë e kthimit të pasigurt ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës humbë kontrollin mbi mjet në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundon e rrokullisur jashtë rrugës.   I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndalur për 48 orë gjersa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rrethanat e këtij aksidenti të trafikut janë duke vazhduar të hetohen nga hetues policor të aksidenteve në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, tha Hashani. /21Media

Vetaksident në Ranillug vdiq një grua

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button