Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq këmbësori i cili u godit nga vetura në Fushë Kosovë

Një burrë ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga një goditje me automjet në Fushë Kosovë, raporton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 10 dhjetor dhe viktima ishte duke u trajtuar në QKUK, por  nuk  ai nuk ka arritur t’u përballojë lëndimeve, meqë rast edhe ka vdekur një ditë pas.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me lëndime-fatalitet”.

Ndërsa policia ka treguar se rasti është nën hetime dhe nuk ka dhënë detaje të tjera./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button