Vashat e Kosovës përballen sot me Kroacinë për kualifikimet e Euro 2025

Vashat e Kombëtares së Kosovës në futboll do të përballen sot me Kroacinë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2025 të femrave.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Kosova gjendet në Grupin 4 të Ligës B të këtyre kualifikimeve, ku e zë vendin e fundit me asnjë pikë pas dy ndeshjeve, kurse Kroacia renditet e treta me tri pikë të arkëtuara.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në kuadër të këtyre kualifikimeve, vashat “Dardane” pësuan humbje 6:0 nga Uellsi.
17:00 Kosova (femrat) – Kroacia (femrat).
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?