Kaloni te përmbajtja kryesore

​Varianti i ri i COVID-19 ka filluar të përhapet në Australi

Australia po përballet me shfaqjen e rregullt të varianteve të reja të virusit SARS-CoV-2 më shumë se pesë vjet pas shpalljes së pandemisë COVID-19.

Varianti më i fundit LP.8.1 është duke u përhapur, duke përbërë afërsisht një në pesë raste me COVID-19 në New South Wales, raporton SBS News të mërkurën.

Ai është bërë varianti i tretë më dominues në shtetin e New South Wales, përcjell agjencia turke AA. I zbuluar për herë të parë në korrik 2024, LP.8.1 është një pasardhës i Omikronit, konkretisht i KP.1.1.3, që është pasardhës i JN.1, një nën-variant që shkaktoi valë të mëdha infeksionesh me COVID në mbarë botën në fund të vitit 2023 dhe fillim të vitit 2024, transmeton KosovaPress.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur LP.8.1 si një variant nën monitorim në janar, për shkak të rritjes së tij të ndjeshme në mbarë botën.

Agjencia globale e shëndetësisë ka vlerësuar që rreziku shtesë për shëndetin publik që paraqet LP.8.1 në nivel global është i ulët. Simptomat e LP.8.1 nuk duket të jenë më të rënda se ato të varianteve të tjera që qarkullojnë, duke sugjeruar se varianti nuk ka shumë mundësi të ndikojë në drejtimin e pandemisë.

Deri këtë vit, Australia ka regjistruar afërsisht 45.000 raste të reja me COVID-19, ndërsa rreth 260 persona janë aktualisht në spital me virusin. Numri real i rasteve është ndoshta shumë më i lartë, pasi shumë njerëz nuk po bëjnë më testime ose raportojnë infeksionet e tyre.

Vaksinat aktuale kundër COVID-19, përfshirë ato më të fundit të disponueshme JN.1, pritet të ofrojnë mbrojtje të mirë kundër sëmundjeve simptomatike dhe të rënda nga varianti LP.8.1.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button