Ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj prindërve, u arrestua 43 vjeçari
Një 43 vjeçar është arrestuar sot në Dibër, sepse ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Policia ka informuar se G.Ç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindërve.
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Ç., 43 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.”, ka bërë të ditur policia./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?