Kaloni te përmbajtja kryesore

Ushtria ruse ua tregon civilëve ukrainas “rrugën e sigurt” nga e cila mund të largohen

Ushtria ruse shpall një korridor “të sigurt” për largimin e banorëve të Kievit
Ushtria ruse njoftoi një korridor “të hapur dhe të sigurt” për civilët ukrainas që të largohen nga kryeqyteti, Kiev.
“Ne i bëjmë thirrje popullit të Kievit. Të gjithë civilët në qytet mund të largohen lirisht nga kryeqyteti i Ukrainës përgjatë autostradës Kiev-Vasilkov (Vasilkiv). Kjo rrugë është e hapur dhe e sigurt. Edhe një herë dua të theksoj se forcat e armatosura të Federatës Ruse godasin vetëm objektivat ushtarake. Popullsia civile nuk është në rrezik”, gjeneralmajor Igor Konashenkov.
Të paktën 352 civilë në Ukrainë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, duke përfshirë 14 fëmijë, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Autoritetet ukrainase kanë akuzuar forcat ruse se kanë shënjestruar infrastrukturën civile, duke përfshirë ndërtesat e banimit dhe shkollat.
Deklarata e Konashenkov përfshin gjithashtu një pretendim të pabazë se qeveria ukrainase po përdorte banorët e Kievit si një “mburojë njerëzore”, duke përsëritur një pretendim se “nacionalistët” ukrainas kanë vendosur artileri në zonat e banuara të kryeqytetit.
Ekipet e CNN në terren në Kiev kanë parë të dorës së parë vullnetarë civilë ukrainas – madje edhe anëtarë të Parlamentit – duke marrë armët dhe duke bërë përgatitjet për të mbrojtur kryeqytetin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button