Kaloni te përmbajtja kryesore

Ushtria e Ukrainës tha se Rusia ka rritur praninë ajrore

Forcat ruse kanë “rritur praninë e tyre të aviacionit në hapësirën ajrore të Ukrainës” në 24 orët e fundit, tha ushtria e Ukrainës.

“Përveç përdorimit të shumë mjeteve ajrore pa pilot, armiku përdor bombardues, avionë sulmues dhe luftarak, raketa lundrimi dhe raketa balistike në drejtime të ndryshme”, tha në një deklaratë Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës.

Ajo shtoi se të hënën Ukraina shkatërroi një avion rus, dy helikopterë dhe gjashtë drone. BBC raporton se nuk i verifikoi këto pretendime./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button