Uran Ismaili sot në konferencë për media, pasi iu përmend emri në përgjimet Kusari – Simiq

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, do të mbajë sot konferencë për media, ku do të flasë rreth përgjimeve të publikuara ndërmjet Mimoza Kusarit dhe Sllavko Simiqit, pasi në serinë e tretë të përgjimeve u lakua edhe emri i tij.
Kusari, gjatë bisedës dëgjohet tek e quan Ismailin “idiot patetetik”.
“Aq ma bën për Uran Ismailin. Ai është… Ka vdekur ai lajm. Ai është idiot patetik, të them. Urani ka qenë shok i imi. Me Uranin kemi qenë në Qeveri, kur unë kam qenë Ministre. Me Uranin kemi pasur shoqëri të mirë. Urani ka qenë një nga djemt urbanë që kanë shkuar në PDK. Kemi pasur marrëdhënien më të mirë. Urani, dy herë, jo një herë, dy herë, publikisht, më ka sulmuar në mënyrën më të ultë. As të tjerët nuk kanë bërë çfarë ka bërë ai. Herën e parë e ka bërë, e di atë policin Enver Zyberi që e kanë vrarë, po flisnim për gjendjen në energji në Komision, ai ende ishte deputet atëherë, dhe ai ka thënë pse ende po presim atë gjendjen tjetër dhe implementimin e marrëveshjen për energjinë. Dërgojeni policinë dhe le të rregullohet. E di atë që keni thënë ju që të mos bëhet në veri”, – dëgjohet duke thënë Kusari-Lila.
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?