Kaloni te përmbajtja kryesore

Uran Ismaili shpallë kandidaturën për kryetar të Prishtinës, ”Këtu jam rritë, këtu jetoj”

Uran Ismaili zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, Ismaili ka listuar një sërë arsyesh pse po rikandidon – këtë herë i bindur se Prishtina meriton më mirë dhe më shumë.

“Kur po më pyesin pse po kandidoj prapë, përgjegja ime është e thjeshtë: Është qyteti im. Këtu jam rritë. Këtu jetoj. Këtu është e ardhmja jonë. Na takon neve, qytetarëve te Prishtinës, të bëhemi bashkë për të” është vetëm një pjesë e mesazhit të drejtpërdrejt për qytetarët e kandidatit të PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili.  

Tutje ai ka shtuar se për t’i shërpbyer Prishtinës mbetet nderi më i madh i jetës së tij.

“Nuk mundemi me pritë deri sa të tjerët bëjnë eksperimente që e bllokojnë jetën në qytet,” shton ai.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button