Kaloni te përmbajtja kryesore

Ulutash rikthehet në komandën e KFOR-it

Gjeneralmajor Ozkan Utulash sot mori detyrën si Komandant i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në një ceremoni në bazën e kësaj force në Prishtinë.

Gjeneralmajor Utulash nga Ushtria e Turqisë rikthehet në këtë detyrë pas një viti. Kjo ndodh për herë të parë që një ish-Komandant rikthehet për të marr detyrën në krye të KFOR-it.

Detyrën ia dorëzoi Komandanti i deritashëm i KFOR-it, Gjenealmajor Enrico Barduani nga Ushtria italiane.

Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, në fjalën e tij të fundit si komandant i KFOR-it derisa theksoi se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm që nga viti 1999, ka shtuar se ka shqetësime për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button