Ulet norma bazë e interesit bankar në Shqipëri

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë të mërkurë Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.
Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit.
- të ulë normën bazë të interesit, nga niveli 2.75% në nivelin 2.50%;
- të ulë normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 3.75% në nivelin 3.50%.
- të ulë normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 1.75% në nivelin 1.50%.
Guvernatori, Gent Sejko u shpreh se inflacioni pritet të kthehet në nivelin 3% në fillim të vitit 2026.
“Inflacioni parashikohet të kthehet gradualisht në objektiv, duke arritur nivelin 3% në fillim të vitit 2026. Kjo ecuri pritet të pasqyrojë normalizimin e inflacionit të importuar dhe presionet e qëndrueshme nga ekonomia e brendshme, në linjë me rritjen ekonomike pranë potencialit dhe pritjet e ankoruara për inflacionin”, tha ai
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?