Kaloni te përmbajtja kryesore

Ukshini: VV mund ta ruajë fytyrën duke propozuar dy kandidatë për kryetarë të Kuvendit

Ish-ambasadori Sylë Ukshini, i ftuar në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar nevojën për kompromis dhe qasje më fleksibile nga Vetëvendosje.

Ai tha se në një sistem demokratik, “nëse nuk ki aftësi për kompromis, nuk mjafton vetëm për të pasur të drejtë”. Ukshini propozoi që VV të dalë me dy kandidatë për kryetarë të Kuvendit për të ruajtur integritetin e partisë dhe për të zhbllokuar skenën politike.

”Zgjidhja më e mirë për të ruajtuar fytyrën e opozitës edhe të VV-së është që VV t’i propozojë dy kandidatë, mos ta heq Albulenën dhe kandidati që fiton vota më shumë le të shkon në raunde tjera. Kurti e ka kompleksu LDK-në me diçka që ti nuk bon me bashkëpunu me opozitën, PDK-në”, tha Ukshini./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button