Kaloni te përmbajtja kryesore

Ukraina pranon të takohet me Rusinë në kufirin me Bjellorusinë

Delegacioni ukrainas pranon të takohet me rusët në kufirin me Bjellorusinë, sipas zyrës së Presidentit Zelensky
Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko e ka telefonuar presidentin ukrainas të dielën.
“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij.
Sipas njoftimit Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar avionët e helikopterët.
“Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, thuhet tutje në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button