U arrestua i riu që goditi këmbësorin e iku nga vendi i ngjarjes
Një këmbësor u lëndua si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në rrugën Prizren-Suharekë, derisa u arrestua vozitësi që iku nga vendi i ngjarjes.
Siç informoi policia, këmbësori i lënduar pas marrjes së ndihmës mjekësore në Qendrën Emergjente në Prizren për shkak të lëndimeve të rënda, u transferua në QKUK në Prishtinë.
“Nga reagimi i menjëhershëm i hetuesve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Prizren u bë verifikimi i automjetit dhe personit dhe të dyshuar SH.H., i lindur në vitin 2001 m/sh/k. I dyshuari u intervistua për shkaktimin e aksidentit me lëndime të rënda trupore dhe ikje nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroi që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.”, informoi Policia.
Rasti është duke u hetuar./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?