U aksidentuan e rrahën, më pas u arrestuan
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, pasi të njëjtit pas një aksidenti trafiku që kishin pasur, janë përleshur fizikisht në mes veti.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, më 31.05.2022 rreth orës 22:12.
Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar tretmani mjekësor.
Gjatë kontrollit në veturën e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike dhe një OC-sprej. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?