Turqia heq bllokadën për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Turqia ka rënë dakord të mbështesë aplikimet për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë, kështu tha presidenti finlandez, transmeton rtv21.tv.
Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto tha se përparimi erdhi pasi të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit” pas takimit në samitin e NATO-s në Madrid./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?