Turqia fillon tërheqjen e trupave të saj nga Afganistani
Turqia ka njoftuar se ka filluar tërheqjen e ushtrisë së saj nga Afganistani.
Kjo është raportuar nga agjencia e lajmeve Anadolu, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes, transmeton rtv21.tv.
Më shumë se 500 trupa ishin vendosur në Kabul si pjesë e një force të NATO -s.
Më parë kishte pasur sugjerime se trupat turke mund të mbanin një prani pas afatit të 31 gushtit për tërheqjen e forcave perëndimore në mënyrë që të ndihmonin drejtimin e aeroportit të Kabulit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?