Turistet shpëtohen në Brezovicë pas alarmit emergjent

Dy turiste shtetase të huaja, N.S. dhe K.M., dje gjatë ecjes në segmentin 3 të shtegut ndërkufitar High Scardus Trail, në afërsi të liqenit të Livadhit në Brezovicë, kanë kërkuar ndihmë emergjente pas rrëzimit dhe lëndimit të njërës prej tyre.
Për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe mungesës së mbulimit me rrjet telefonik, ato kanë përdorur pajisjen Garmin inReach për të dërguar koordinatat e vendndodhjes.
Njësia e Kërkim-Shpëtimit të ShKShMK-së, e mbështetur nga Policia e Kosovës, FSK-ja, zjarrfikësit dhe banorë lokalë, ka realizuar një operacion të suksesshëm që ka zgjatur mbi dhjetë orë, duke arritur lokalizimin dhe evakuimin e tyre në siguri.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?