Tri të mitura arrestohen pas një rrahjeje në Stacionin e Autobusëve në Drenas

Tri femra të mitura janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se më 24 nëntor 2025, rreth orës 12:50, janë përfshirë në një rrahje në mes veti në Stacionin e Autobusëve në Gllogoc.
Policia ka bërë të ditur se të miturat janë identifikuar dhe arrestuar një ditë më vonë, më 25 nëntor 2025.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ato janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet sipas procedurave ligjore.
“Stacioni i Autobusëve, Gllogoc 24.11.2025 – 12:50. Më 25.11.2025 janë identifikuar dhe janë arrestuar tri femra të mitura, si të dyshuara, pasi me datën e lartcekur janë përfshirë në rrahje në mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?