Kaloni te përmbajtja kryesore

Tri kolumbiane raportojnë se u grabitën nga 6 persona në Prishtinë

Tri shtetase të Kolumbisë kanë raportuar në Polici se janë grabitur nga gjashtë persona në Prishtinë.

Sipas tyre, të dyshuarit i kishin kërcënuar me thikë dhe u kishin grabitur telefona dhe para.

“Me 26.06.2026 tri viktimat femra shtetase të Kolumbisë, kanë raportuar se gjashtë persona të dyshuar meshkuj i kishin  përcjell viktimat deri tek banesa e tyre  dhe të njëjtit i kishin  futur viktimat në  një dhomë  dhe nën kërcënimin e thikës  u  kanë grabitur   4 telefona dhe 300 €. Të dyshuarit ishin larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button