Tregu i lirë energjetik, bizneset protestojnë sot në Prishtinë

Sot nga ora 12:00 deri në 12:00 bizneset do të protestojnë në Prishtinë për të kundërshtuar daljen në tregun e lirë energjetik.
Bizneset kanë paralajmëruar protestë masive derisa kanë kërkuar shtyrje të vendimit për daljen në tregun e lirë energjetik.
Në këtë protestë do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve dhe punëtorët e tyre, të cilët do të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, të reflektojnë mbi kërkesat e komunitetit të biznesit për një fazë tranzicioni në procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë.
Muajin e kaluar përfaqësues të bizneseve bllokuan hyrjet e kryeqytetit, kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për “daljen e detyrueshme” të ndërmarrjeve në tregun e lirë të energjisë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?