Tre zyrtarë policorë sulmohen në veri nga persona të panjohur

Tre policë u sulmuan nga persona të panjohur në Mitrovicën e Veriut.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës gjersa ata ishin duke qëndruar në një pikë statike.
Të dyshuarit nga ndërtesa kanë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante dhe po cilësohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?