Tre të mitur vodhën e demoluan shtëpitë e pabanuara në Pejë, Policia i identifikon

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, dje gjatë ditës ёshtё informuar se nё fshatin Raushiq –Pejё ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, aty persona tё dyshuar kanё depërtuar me forcё brenda dy shtёpive dhe objekte pёrcjellёse te viktimave tё cilёt jetojnë jashtë shtetit.
Tё dyshuarit kanё kontrolluar dhe demoluar dy shtëpitë e viktimave, aty kanё vjedhur vegla pune. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit ne vendin e ngjarjёs ka intervistuar dëshmitaret lidhur me kёtё rast.
”Pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor Pejё, ёshtё arritur tё identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona tё dyshuar ( tё mitur), tё njëjtit janё intervistuar nga hetuesit nё prezencën e Prindërve, zyrtarit tё QPS-sё dhe avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka sekuestruar nga tё dyshuarit sendet e vjedhura, tё cilat pas procedurave Policore do te ju kthehen pronarëve.
Pas intervistimit dy të dyshuar me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte ndёrsa i njëri nga tё dyshuarit ёshtё ndaluar pёr 24- orё./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?