Tre të lënduar në një aksident në Banjë të Malishevës
Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sot në Banjë të Malishevës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, pa dhënë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.
“Rreth orës 12:00 në fshatin Banjë-Malishevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.
Rasti po hetohet nga Njësia rajonale e komunikacionit rrugor.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?