Kaloni te përmbajtja kryesore

Tre të akuzuarit në rastin “Banjska” deklarohen sërish të pafajshëm

Edhe në seancën e shqyrtimit gjyqësor të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tre akuzuarit në rastin “Banjska”: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, u deklaruan të pafajshëm.

“Nuk jam fajtor”, deklaroi Spasojeviq.

“Nuk jam fajtor”, deklaroi edhe i akuzuari Toliq.

“Nuk jam fajtor për veprat që më vihen në barrë me këtë aktakuzë”, tha Maksimoviq.

Edhe në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024, tre të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm./“Betimi për Drejtësi“.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button