Kaloni te përmbajtja kryesore

Tre persona të plagosur në një sulm me thikë në Paris

Tre persona janë lënduar në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor “Gare de Lyon” në Paris dhe i dyshuari është arrestuar.

Policia në Paris ka bërë të ditur se dy viktima kanë marrë plagë të lehta nga thika ndërsa personi i tretë është i lënduar më rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit teksa identiteti i të arrestuarit nuk është zbuluar.

“I dyshuari nuk bërtiti asnjë slogan fetar gjatë sulmit të tij”, thuhet nga Policia.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button