Traileri i serisë “The Lord of the Rings: The Rings of Power”
Në pjesën e fundit të trilogut “Lord Of The Rings”, elfët kthehen në zonën e tyre pyjore e njerëzit e shkurtër në hollet e tyre nëntokësore.
Por audienca mbeti e uritur për të parë edhe më shumë. Andaj edhe u zhvillua seria e re, tarileri i të cilës u lansua.
Serinë e re e e zhvilluan J. D Payne dhe Patrick McLKay për shërbimin Prime Video. Atë e krijuan bazuar në tregimet e autorit anglez Tolkien.
Seria e cila u pagëzua “The Lord of the Rings: The Rings of Power” sjell në ekran legjendat heroike të epokës së dytë të historisë.
Me fjalë të tjera, seritë përqendrohen në ngjarjet që kanë ndodhur mijëra vite para atyre të “The Hobbit”, dhe “Lord of The Rings”. Ato i kthejnë pas shikuesit në një epokë ku fuqitë e mëdha ishin false, ku mbretëritë kishin mashështinë e tyre e ku heronjët testoheshin.
Në anën tjetër, në trailerin e serisë shihen parardhësit e njetëzve të shkurtër dhe një radhë personazhesh të tjerë misterioz.
Ai fillon me paraqitjen e një Obiti, rolin e të cilës e luan aktorja Markella Kavenagh. Ajo parashtron pyetjen: “A nuk e keni pytur vetën ndonjëherë se çfarë tjetër fshihet atje”? Ajo thotë se kjo botë fsheh mrekulli që shkojnë përtej atyre që i imagjinojmë dhe këtë e ndjen.
Në video shihen edhe elfët, njerëzit e shkurtër dhe krijesa të tjera, në malet me borë, në dete me furtunë dhe pyje të errëta.
Me lansimin e këtij traileri, fansa të shumtë kanë reaguar në rrjetet sociale. Disa nga janë janë aq të lumtur që seria do të kthehet në ekran, sa që kanë qajtur nga gëzimi për të.
Të tjerë kanë thënë se mezi presin ta shohin në ekran.
Seria “The Lord of the Rings: The Rings of Power” do të shfaqet në ekran me 2 shtator. Ajo vlerësohet të jetë seria, realizimi i së cilës ka kushtuar më së shumti deri më sot, mbi 1 miliard dollarë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?