Tragjedia në Turqi, Konjufca: Shpresojmë që të jetë e fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në Turqi.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për rastin tragjik e të dhimbshëm që ndodhi sot në mbrëmje në Amasra të Turqisë, ku shumë minatorë humbën jetën në një minierë qymyri pas shpërthimit të papritur në provincën Bartin. Shpresojmë që të jetë e fundit! Ngushëllime të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve që i humbën më të dashurit e tyre. Lutemi për juve!”, shkroi Konjufca.
41 persona kanë vdekur pas një shpërthimi në një minierë qymyri në veri të Turqisë, tha presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan. Zbulimi i trupit përfundimtar të zhdukur i jep fund operacionit të shpëtimit, më shumë se 20 orë pas shpërthimit vdekjeprurës të së premtes./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?