Kaloni te përmbajtja kryesore

Tolaj përmendi emrat e familjarëve të punësuar nga AAK dhe VV në AKP

 

Pas insistimit të deputetit të AAK Bekë Berisha për konfirmimin e punësimeve partiake në AKP, drejtori Valon Tolaj e pranojë se janë të punësuar familjarë nga AAK dhe nga VV në Agjencinë e Privatizimit.

Bekë Berisha përmendi dhe rastet e familjarëve të VV.

“Edhe një herë po kërkoj përgjigje, a është i punësuar djali i Hydajet Hysenit, vajza e ish-ministres Rozeta Hajdarit, vajza e Shpëtim Bulliqi, dhe balldyzka e Albin Kurtit. Si dhe a ke pasur presion për privatizim nga ane e Agim Bahtiri kryetar i AAK”, pyeti Berisha.

Ndërsa, Tolaj pranoj se janë të punësuar edhe vajza e ministrit Blerim Kuqi, Emirë Kuqi, si dhe Binak Vishaj ish anëtar i KQZ nga AAK.

Ndërsa, kryesuesi i Komisionit Hajrulla Ceku nga VV kërkoj nga Tolaj përgjigje se në cilën kohë janë punësuar këta zyrtarë, por që nuk mori përgjigje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button