Kaloni te përmbajtja kryesore

TikTok-u “radar” për Policinë

Policia në Viti e ka gjobitur me 300 euro dhe i ka vendosur tri pikë negative një shoferi për tejkalim të shpejtësisë.

Shoferi në fjalë e kishte fotografuar matësin e shpejtësisë dhe foton e kishte postuar në rrjetin social “Tik-Tok” ku shihet se ka tejkaluar shpejtësinë.

Sipas njoftimit shoferi ishte duke vozitur 140 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 80.

“Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej tre muaj”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button