Kaloni te përmbajtja kryesore

TikTok fushata, beteja e subjekteve politike

Beteja politike elektorale po ashpërsohet çdo ditë e më shumë, por në një format të ri, përmes rrjeteve sociale, të cilat janë vërshuar nga të gjithë kandidatët që garojnë për zgjedhjet  9 shkurtit. Luftën politike po ia besojnë më shumë platformave virtuale sesa mediave tradicionale, radios dhe televizionit.

Valon Kerolli, ekspert i fushës për RTV21 tha se vlerëson se kapërcimi i fushatës nga televizionet në rrjetet sociale, është rezultat i përhapjes së gjerë të këtyre rrjeteve në masën qytetare.

“…mjet i fuqishëm. Kanë kosto më të lirë se mediat tradicionale. Përdorimi i madh i rrjeteve spciale bëjnë që edhe fushata të kthehet në rrjete sociale. Ofrojnë ndikim dhe komunikim të drejtpërdrejt. Deri në një masë kanë ulur nevojën për prezencë televizive sepse në rrjete sociale kanë kontrollë të plotë në mesazhin tyre. Ana negative është që është terren i përshtatshëm për lajme të rreme. Rrjetet sociale janë mjet i fuqishëm…”, tha Kerolli.

Prezantimi i kandidatëve dhe projekteve politike duhen bërë në media kredibile dhe serioze siç janë televizionet, deklaron politologu Albinot Maloku.

Sipas tij, rrjetet sociale po përdoren edhe për fyerje dhe denigrim të figurave polikë që garojnë në zgjedhje.

“…parafushatë e gjatë. Ngarkesë e madhe për qytetarin, për ti shqyrtu e diskutu nevojat e premtimet. Përdorimi i rrjeteve sociale nuk është dicka e keqe nëse nuk keqpërdoret. Sic keqpërdoren për denigrimin e palëve të tjera. Përdorimi i tyre duhet të jetë për informim. Mundësia për keqpërdorim është jashtëzakonisht e madhe. Ka tentim për denigrim të figurave…”, tha Maloku.

Njohës të fushës vlerësojnë se rrjetet sociale me gjithë fuqinë e tyre janë bërë një terren i rrezikshëm i lajmeve të rreme./RTV21/21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button