Tifozi i Messit në rrezik, nëna e tij e ka një kërkesë për argjentinasin
Vogëlushi mund të luaj futboll vetëm brenda mureve të dhomës
Fama globale është e vështirë për tu trajtuar për çdo 7-vjeçar. Në Afganistan, ajo gjithashtu mund të jetë kërcënuese për jetën.
Në janar të vitit 2016, një foto e të riut, Murtaza Ahmadi shkoi viralisht, falë versionit të tij të improvizuar të një ndrese të futbollit argjentinas të idolit të tij Lionel Messi. Këmishë kjo e improvizuar me një qese plastike me shirita blu dhe të bardhë me emrat e Messit dhe numrin e tij të bërë më stilolaps mbrapa. Futbollisti milioner 11 muaj më vonë e fitoi fëmijën një takim.
Sot, shumë njerëz mund të njohin Ahmadin, por ai është në arrati, pasi që është bërë target i talebanëve.
Problemet e Ahmadi filluan pasi u takua me heroin e tij në një vizitë të shkurtër në Katar, transmeton rtv21.tv.

“Talibanët po i vrisnin të afërmit tanë dhe ata po kontrollonin nëpër shtëpi, ndalonin vetura dhe i vrisnin pasagjerët. Kërkonin nëpër shtëpija dhe i vrisnin njerëzit”, ka thënë Ahmadi.
Në veçanti, Ahmadi u kërcënua nga tablibanët për shkak të famës së tij, tregon nëna e tij, Shaqifa.
“Që nga dita kur Murtaza u bë i famshëm, jeta u bë edhe më e vështirë për familjen tonë. Jo vetëm talibanët, por grupe të tjera mendonin se Messi i ka dhënë atij shumë para. Ne e ndaluam atë nga shkolla dhe ishim të kërcënuar gjatë gjithë kohës”, ka thënë Shaqifa.
Ahmadi zbulon se i kishte kërkuar nënës së tij ta dërgonte diku tjetër. Në fund, babai i Ahmadit arriti t’u ndihmojë të dyve të arratisen në një qytet të afërt, Bamyan.
Gjendja në pjesën e Agfanistanit ku jetojnë ata është përkeqësuar gjatë kohës së fundit dhe tani Shaqifa i ka kërkuar përsëri një nder Messit, këtë herë për t’u larguar nga Afganistani.
“Dua që Messi t’i ndihmojë Murtazas, të na ndihmojë të largohemi nga Afganistani në mënyrë që Murtaza ta ketë një të ardhme më të mirë”, u shpreh ajo.
Në Kabul, Ahmadi mund të luajë futboll vetëm brenda katër mureve të shtëpisë së tij dhe ëndrrat e tij për futboll janë të kufizuara nga situata e tij.
“Në Kabul, unë s’mund të largohem nga shtëpia. Nëna ime nuk më lejon të dal jashtë. Ajo frikësohet. Unë luaj vetëm me miqtë e mi brenda në shtëpi”, rrëfen Ahmadi.
“Kur isha në vendlindje, nuk mund ta vishja fanellën e Messit sepse frikësohesha se dikush mund të më lëndonte. Dua të largohem nga ky vend sepse këtu ka luftë. Dua të bëhem futbollist si Messi dhe të luajë me të” tha tutje ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?