Kaloni te përmbajtja kryesore

Thyhet objekti i stadiumit të Arbërisë

Persona ende të panjohur për policinë ka kryer një vjedhje në objektin e stadiumit të Arbërisë në Dobrajë të Lipjanit.

Në njoftimin e klubit thuhet se me këtë rast janë vjedhur pajisje të vlefshme për stërvitje.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

“Është shumë e dhimbshme të shohësh se ende ka njerëz që dëmtojnë pronën dhe punën e të tjerëve pa asnjë ndërgjegje. Shpresojmë që autorët të zbulohen sa më shpejt dhe të mbahet përgjegjësi për këtë akt të turpshëm”, thuhet në reagimin e Arbërisë.

Objekti i stadiumit të Arbërisë në Dobrajë të Lipjanit kishte qenë i përuruar një muaj më parë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button