Kaloni te përmbajtja kryesore

Theret një person në Fushë-Kosovë

Një person është therur në Fushë-Kosovë të mërkurën. Për shkak të një mosmarrëveshjeje i dyshuari ka sulmuar me thikë viktimën, ka njoftuar Policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button