“The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10-shen më të mirë në Europë

Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Europë për pushime në plazh.
Për këtë shkrim të “Telegraph”, ka shkruar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili tregon se si gazetar prestigjioze rekomandon Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet.
“Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj rekomandon Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet. Nga plazhet mahnitëse të Dhërmiut e Ksamilit, te kishat bizantine, Liqeni i Shkodrës dhe vargmalet në veri, vendi është plot me destinacione që kombinojnë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”, ka shkruar Rama në Facebook.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?