Kaloni te përmbajtja kryesore

“The Simpsons” parashikuan konfliktin Rusi-Ukrainë para dy dekadash

 
Episodi i serisë së popullarizuar “The Simpsons” i titulluar “Tide”, i vitit 1998, reflekton në ngjarjet që po ndodhin sot në Ukrainë.
Lidhur me këtë, prodhuesi i tyre Al Jean ka thënë se parashikimi i pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë nuk ishte i vështirë.
Ai për këtë ka folur gjatë një interviste për Hollywood Reporter.
Jean ka treguar se është lindur në vitin 1961, kështu që 30 vite të jetës së tij i ka jetuar thuajse me hijet e Bashkimit Sovjetik.
Ai ka thënë se është pikëlluese tani të flasë për këtë për shkak të gjendjes atje, por ka treguar se ky më shumë është një lloj modeli i punës se sa parashikim, pasi që vetëm i marrin me mend gjërat, pra se si ato mund të përkeqësohen.
Pas njoftimit për sulmet e Rusisë në Ukrainë, shfrytëzues të medieve sociale kanë shpërndarë episodën në të cilën Homer shihet duke larguar pa qëllim nënkapitenin nga një anije në ujërat Ruse. Pas këtij rasti, Rusia ka zbuluar se Unioni Sovjetik kurrë nuk u shpërbë, dhe ushtria zbriti në rrugë.
Jean ka thënë se ky episod tani na pikëllon shumë, por se ai me të ka reflektuar në atë se duhet të jemi shumë vigjilent pasi që agresioni historik kurrë nuk heqet. Ai ka thënë se në vitin 1998, kur episodi i The Simpsons “Tide” u transmetua, ishte kulmi i marrëdhënieve SHBA-Rusi.
“Por prej se Putini erdhi në pushtet, çdonjeri e ka bërë të qartë se ai është person i keq, dhe se do të bëjë gjëra të këqija”.
Ja pse është bërë ai parashikim që është paraqitur edhe në episodën e “The Simpsons”, ka thënë ai, pra duke qenë se “Putini është person i keq, e kanë marrë me mend se do të ndodhin gjëra të këqija”.  
Tani është duke u transmetuar sezoni i 33-të i serisë ‘The Simpsons”, dhe lidhur me këtë, Jean ka thënë se përmes saj do të vazhdojë të reflektojë në atë se si bota është duke ndryshuar./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button