Kaloni te përmbajtja kryesore

“The Mother” ndërpret xhirimet për shkak të Covid-19

PEOPLE ka konfirmuar se xhirimet jashtë shtetit për “The Mother” janë ndërprerë përkohësisht për shkak të rasteve pozitive të koronavirusit nga ekipi i prodhimit.
Pjesa më e madhe e projektit është xhiruar në Kanada, ku Lopez, 52 vjeç, ishte duke xhiruar skena para vitit të ri.
Filmi, i vendosur për t’u dhënë premierë në vitin 2022, është i përqendruar rreth një vrasësi që del nga streha për të mbrojtur të bijën, ndërsa u shmanget sulmuesve të rrezikshëm.
Në thriller vdekjeprurës gjithashtu luajnë : Joseph Fiennes, Gael García Bernal dhe Omari Hardwick.
Megjithë këtë pengesë të përkohshme, filmi tjetër i ardhshëm i Lopez, “Marry Me”, do të shfaqet sërish më 11 shkurt, transmeton rtv21.tv
“The Mother” është një nga projektet e shumta të detyruara të ndërpresin prodhimin për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.
Disa shfaqje televizive, duke përfshirë Grey’s Anatomy, NCIS , NCIS: Los Angeles dhe Chicago Fire – është bërë e ditur se e kanë pezulluar prodhimin, ndërsa varianti omicron vazhdon të përhapet.
Xhirimet për NCIS: Los Angeles tani janë shtyrë për në shkurt pasi fillimisht ishte planifikuar të rifillonte këtë muaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button