Kaloni te përmbajtja kryesore

Tetovë, 14 viktima nga zjarri, nuk ka punonjës shëndetësor

 
Nga Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një kumtese lëshuar mediave, theksojnë se nga zjarri i shpërthyer në Covid-Qendrën në Tetovë, jetën e kanë humbur 14 pacientë.
“Ministria e Shëndetësisë, informon se në zjarrin që shpërtheu në Covid-Qendrën në Tetovë kanë humbur jetën 14 persona. Në Covid-Qendrën në kohën kur ka shpërthyer zjarri ka pasur 26 pacientë, 12 pacientët e tjerë po trajtohen në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka viktima nga personeli mjekësor, disa me lëndime të lehta, thonë nga Ministria e Shëndetësisë”, transmeton TV21.
Pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në Covid-Qendrën në Tetovë, në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Tetovës sot u vendos që në Tetovë të shpallet tri ditë zie./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button