Tetë raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe tetë raste të reja.
“Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.898. Në total numri i rasteve aktive është 323.”, ka informuar MSh.
Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.733 doza të vaksinës.
Deri më sot 772.537 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?